top of page

Biografi

         E lindur ne Tirane,  Blerta Zhegu nis studimet e kantos ne vendlindjen e saj, e ndjekur nga Nina Mula. Me pas perfeksionohet ne Konservatorin C. Monteverdi te Bolzano-s (Italie) dhe ne Konservatorin D. Milhaud te Aix en Provence-s (France) me rezultatin maksimal. Gjate ketyre viteve, ajo kompleton formimin e saj me Nathaniel Brodsky (solist i Opéra-s se Chicago-s dhe Metropolitain). Paralelisht ajo ndjek Masterclass-e te ndryshme me artiste si: Inva Mula, Leo Nucci, Renato Bruson, Bruna Baglioni, Donata d'Annunzio Lombardi, Luciana Serra, Yvonne Minton, Enzo Tel,Sophie Koch, José Van Dam, Jean Philippe Lafont, Elda Laro e Ermonela Jaho. 

​

Karriera e saj profesionale fillon ne Itali me rolet: Lucy (The Telephone i G. Menotti) ne Teatrin e Bolzanos, Lucy « Opera per tre groshe" K.Weill ne Teatrot e  Livorno-s, Pisa-s, Lucca-s. dhe me nje sere koncertesh ne Sienna, Vicenza, Rovigo, Bolzano etj
Ne Shqiperi angazhohet me pas ne disa produksione dhe koncerte ne Teatrin e Operas dhe Baletit te Tiranes si: Adina "Elisir d'amore", "Carmina Burana", "Endrra e nje nate vere" etj Qe nga kjo kohe  bashkepunon me dirigjente si: Michel Plasson, Emmanuel Plasson, Vittorio Parisi, Nathalie Marin, Samuel Jean, Roni Porat, Hugues Reiner, Eddie de Nadai, Emir Omar Saul, Alvise Casellati, Valerio Galli, Gianna Fratta.

​

Ne nentor te 2012, ajo eshte e ftuar ne Quito (Ekuador) per te kenduar Sinfonine nr 4 te Mahler me Filarmonine e Ekuadorit.  

Gjate sezonit 2013-2014, eshte stazhiere e CNIPAL (Centre National d’Artistes Lyriques). Qe nga ajo kohe interpreton ne  Operat e  Marseille-s, Avignon-it, ne  Domaine d’O, Montpellier si dhe ne Operan e Vichy, ne Auditorium Campra, ne Pavillon Vendome, ne Place d’Albertas, Hôtel de Ville, Hôtel Olivary (Aix en Provence), Temple, Grignan (Marseille) Katedralen St. Croix des Arméniens (Paris) etj
Ne 2015, seleksionohet per Académie Internationale de Musique Française Michel Plasson, Akademi e finalizuar me nje koncert ne Domaine de
Regismont le Haut.


In qershor te 2016 interpreton rolin e Valeria's, protagonistes se "Il canto dell'amore trionfante » opera e Paolo Coletta-s, ne Gjakove, Kosove, rol qe ka interpretuar para dy vjetes ne premieren boterore ne Teatrin Coccia te Novara-s Gjate ketij viti jep disa Koncerte Recitale ne Opera Grand d’Avignon, Hotel d'Olivary ne Aix en Provence. Auditorium du Petit Palais, Auditorium de la Cite de la Musique ne , BOZAR (Bruksel), Ambasada e Rumanise (Berlin) etj
Kohet e fundit ajo ka patur  nje aktivitet te pasur me Festival Lyrique d’Aix en Provence, me Solistes d’Avignon ne Avignon, me Festivalin e Colmar-it i drejtuar nga Vladimir Spivakov si homazh ndaj Michel Plasson, me Recitalin e saj ne Institutin Italian te Kultures ne Paris.

 

Ne 2018 eshte pjesemarrese ne Gala-ne prestigjoze "Musique en Fête" ne Chorégie d'Orange e transmetuar ne direkt ne France 3 dhe Radio Classique. Ndersa ne 2019 do te jete protagonistja e operes "Si" te Mascagnit dhe Musetta ne "La boheme" ne operat e Livornos, Pisas dhe Luccas, Norina e "Don Pasquale" ne Teatrin Filarmonik te Verones dhe Belinda e "Didon dhe Enea" ne Qendren Kulturore, Amfiteatrot e El Jem, Oudhna, Kelibia dhe Sousse ne Tunizi.

Me 13 nentor 2019 ajo interpretoi sopranon solo te Requiem-it te G.Verdi-t, me rastin e homazhit ndaj viktimave te Bataklan-it, ne kishen Saint-Sulpice ne Paris.

 

Ne 2021 debuton rolin e Konteshes Almaviva ne "Nozze di Figaro", Meshen ne C dhe Requiem-in e W.A.Mozart.

Ne 2022 interpreton ne disa Recitale ne bashkepunim me pianistin Daniel Propper dhe ne 2023 debuton rolin e Leyla-s  ( Pêcheurs de Perles ) ne Teatrin e Operas se Tashkent-it.


Blerta Zhegu ka marre disa cmime nderkombetare si: Cmimin e I-re ne Konkursin "Ars Kosova" ne Prishtine, Cmimin Special i Jurise « VI Rassegna Concertistica » ne Montichiari, Itali dhe Cmimin e 3te ne konkursin « Trofeo la Fenice » Seravezza, Itali.

bottom of page